Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë jashtë Irakut rreth dy tonelata uranium dhe rreth 1 mijë pajisje të tjera radioaktive që mund të përdoreshin për prodhimin e bombave radioaktive.
Sekretari Amerikan për Energjinë Spencer Abraham tha se heqja e tyre nga Iraku ndihmon që materiale të rrezikshme bërthamore të mos bien në duart e terroristëve.
Materialet bërthamore dhe radioaktive u gjetën në një objekt që përdorej për kërkime në fushën bërthamore. Objekti ishte çmontuar në vitet ’90, pas Luftës së Gjirit Persik.
Departamenti amerikan i Energjitikës, theksonte në një deklaratë, se materialet u transportuan në Shtetet e Bashkuara më 23 qershor për arësye sigurie.
Në të thuhet se disa materiale të tjera më pak të rrezizkshme radioaktive, që mund të përdoren në mjekësi, bujqësi ose për qëllime të tjera industriale u lanë në Irak.
Në deklaratë thuhet se Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike ishte njoftuar paraprakisht për lëvizjen e materialeve.