Lidhje

Hagë: Millosheviçi fillon fazën e mbrojtjes të gjyqit - 2004-07-05


Ish presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, do të fillojë të hënën fazën e mbrojtjes në gjyqin e tij për krime lufte.

Faza e mbrojtjes është shtyrë dy herë për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore të zotit Millosehviç. Mjekët thonë se ai vuan nga presioni i lartë i gjakut dhe dobësimi i madh.

Ish diktatori jugosllav është akuzuar për krime lufte dhe gjenocid në lidhje me luftrat ballkanike në fillim të viteve 1990 dhe përpjekjet për të dëbuar shqiptarët nga Kosova në vitin 1999.

Ai nuk ka pranuar avokat, kështuqë po vetëmbrohet dhe ka katër orë për të paraqitur aregumentet e tij të hapjes. Vëzhgues të gjykatës parashikojnë që argumentet e tij të jenë plotë armiqësi ndaj gjykatës së OKB-së, Natos, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Zoti Millosehviç i ka cilësuar akuzat si të motivuara politikisht kundër tij dhe serebëve në përgjithësi.

XS
SM
MD
LG