Lidhje

Bush: nëse objektivi është drejtësia, përgjigjja është demokracia - 2004-07-05


“Në Turqi, si në shumë vende të tjera, thotë Presidenti Bush, popujt e kanë vërtetuar se nëse objektivi është drejtësia, përgjigjja është demokracia.”

Gjatë fjalës që mbajti në Universitetin Galatasari të Stambollit pas takimit të nivelit të lartë të Natos, presidenti Bush u tha studentëve se Turqia është një demokraci e fortë laike, një shoqëri me shumicë myslimane dhe një aleate e ngushtë e kombeve të lira: “Vendi juaj është model për vende të tjera dhe si ura midis Evropës dhe pjesës tjetër të botës. Suksesi juaj është vendimtar për përparimin dhe paqen në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. Republika e Turqisë, theksoi Presidenti Bush, mund të mbaështetet tek përkrahja dhe miqësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Por në disa vende, veçanërisht në Lindjen e Mesme, mbahet një qendrim skeptik ndaj demokracisë. Presidenti Bush thotë se kjo prirje rrjedh shpesh nga keqkuptimi rreth lidhjeve midis demokracisë dhe vlerave morale me baza fetare: “Asnjë aspekt i vlerave demokratike theksoi Presidenti Bush, nuk bie ndesh me standardet e larta të njerëzisë. Vlerat demokratike nuk kërkojnë që qytetarët të braktisin besimet e tyre fetare. Asnjë demokraci nuk mund të lejojë njerëzit fetarë t’u imponojnë të tjerëve pikëpmajen e tyre të përsosmërisë për shkak se një hap i tillë do të çonte në mizori dhe arrogancë, dukuri këto që bien ndesh me çdo besim fetar. Dhe të gjithë njerëzit në një demokraci kanë të drejtën të ushtrojnë besimewt e tyre fetare. Demokracitë bëhen më të forta kur njerëzit fetarë mësojnë të tjerët dhe demnstrojnë vetë sjelljen e njerëzishme, angazhimin ndaj familjes, respektin për ligjin dhe mëshirën për të dobëtit.”

“Për shkak se qeveritë përfaqësuese pasqyrojnë aspiratat e popujve të tyre”, thotë Presidenti Bush, “çdo demokraci ka strukturën, tradidat dhe opinionet e veta dhe se angazhime të caktuara të qeverisjes së lirë nuk ndryshojnë nga një vend në tjetrin”: “Premtimi i demokracisë është i përmbushur përmes lirisë së fjalës, shtetit ligjor, kufizimit të kompetencave të qeverisë, lirisë ekonomike, respektimit të të drejtave të grave dhe tolerancës fetare.”

“Këto“, thotë Presidenti Bush, “janë vlerat që nderojnë dinjitetin e çdo personi dhe çlirojnë energjitë krijuese që çojnë drejt përparimit.”

XS
SM
MD
LG