Lidhje

Gjendet trupi i fëmijës së mbytur në lumin Ibër - 2004-06-12


Zyrtarët e policisë së Kombeve të Bashkuara thanë sot se është gjetur trupi i një fëmije shqiptar i cili u mbyt në lumin Ibër në veri të Kosovës, bashkë me dy shokë të tij tre muaj më pare, në një incident i cili u pasua nga trazira të dhunshme, që lanë pas vetes 19 të vrarë, qindra të plagosur dhe shumë dëme materiale.

Pas incidentit, fëmija i katërt që kishte arritur të shpëtonte, tha se ai dhe shokët e tj janë ndjekur nga persona të përkatësisë kombëtare serbe dhe janë detyruar të hyjnë në lumë ku tre fëmijë gjetën vdekjen. Dy trupa u gjetën në natën ndërmjet 16 dhe 17 marsit, ndërsa trupi i tretë, tre muaj pas incidentit.

Një prokuror ndërkombëtarë tha me herët se nuk është gjetur asnjë dëshmi se persona të përkatësisë kombëtare serbe ishin përfshirë në incident, por nuk dha shpjegime se cilat ishin arsyet që shtynë fëmijët të hyjnë në lumë. Incidenti u pasua nga trazira të dhunshme që u vlerësuan si dhuna më e rëndë në Kosovën e pasluftës.

//rd//

XS
SM
MD
LG