Lidhje

Tensione në Naxhaf - 2004-06-11


Lutjet e së premtes u anuluan në qytetin e shenjtë shiit të Naxhafit pasi filluan zëniet midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të klerikut radikal Moqtada al-Sadr. Anulimi i sotëm bëhet një ditë pas përleshjeve vdekjeprurëse midis policisë irakiane dhe luftëtarëve besnikë të Moqtada al-Sadrit. Megjithatë qyteti ishte sot i qetë.

Në Bagdat, një makinë bombë shpërtheu në afërsi të një autokolone ushtarake amerikane. Nuk ka njoftime për viktima.

Në qytetin Sadër forcat amerikane u përleshën me përkrahësit e Moqtada al-Sadrit. Një nga milicët e tij u vra ndërsa nga forcat amerikane nuk pati viktima.

Ndërkohë zyrtarët ushtarak amerikanë thanë se një ushtar amerikan vdiq nga plagët e mara në një sulm të mërkurën në lindje të Bagdatit.

XS
SM
MD
LG