Një diplomat i lartë evropian thotë se Turqia është më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian pas lirimit nga burgu të një prej veprimtarëve kryesorë kurdë dhe lejimit të transmetimit të emisioneve të gjuhën kurde.
Walter Schwimmer, Krytari i Këshillit të Evropës me seli në Strasburg, tha se veprimet e qeverisë së Ankarasë do ta lejojnë gjithashtu oragnizatën e tij t’i japë fund vëzhgimit të gjendjes së të drejtave të njeriut në Turqi.
Veprimtarja kurde Leyla Zana dhe tre politikanë të tjerë kurdë që mbaheshin në burg u liruan të mërkurën, me synimin për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian për përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut. Gjithashtu, po këtë javë, filloi edhe transmetimi i emisioneve në gjuhën kurde.
Komisioni Evropian do ta këshillojë Bashkimin Evropian nga fundi i këtij viti nëse Turqia është apo jo gati të fillojë bisedimet për pranimin në Bashkimin Evropian.