Lidhje

Takimi i tetëshes: Presidenti Bush do të kërkojë mbështetje për politikat e Lindjes së Mesme - 2004-06-07


Presidenti Bush do të përpiqet të fitojë mbështetje për politikat e tij për Irakun dhe çështje të tjera të Lindjes së Mesme në takimin e nivelit të lartë të këtij viti të vendeve kryesore të industrializuara të botës.

Gjatë takimit tri ditësh të nivelit të lartë, që hapet të martën në Georgia, Zoti Bush do të takohet me udhëheqësit e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Rusisë.

Takimi zhvillohet ndërkohë që pritet një rezolutë e Kombeve të Bashkuara për t’i dorëzuar pushtetin një qeverie të përkohëshme në Irak në fund të këtij muaji.

Zoti Bush ka të ngjarë të përballet me skepticizëm lidhur me nismën e tij për të nxitur demokracinë në gjithë Lindjen e Mesme. Presidenti ka ftuar gjithashtu disa udhëheqës nga Lindja e Mesme dhe Afrika për të diskutuar çështje rajonale.//kk//

XS
SM
MD
LG