Në Kinë, policia nuk lejoi demonstrruesit që ishin mbledhur për të përkujtuar 15 vjetorin e shtypjes së përgjakshme të demonstratave pro demokracisë, të hynin në sheshin Tienanmen të Pekinit.
Policë në uniformë dhe rroba civile kontrolluan dje letërnjoftimet e të gjithë atyre që kaluan nëpër sheshin, ku u zhvilluan protestat në vitin 1989. Korrespondentët njoftojnë se kanë parë njerëz duke u tërhequr zvarrë drejt makinave të policisë.
Por, këto zhvillime dhe shiu i dendur nuk penguan qindra turistë të vizitonin sheshin në qendër të kryeqytetit kinez. Në Hong Kong, mijëra veta u mblodhën për të përkujtuar qindra njerëz që humbën jetën në Pekin në ngjarjet e 4 qershorit të vitit 1989.
//ze//