Lidhje

Ish-drejtori i FMN-së zgjidhet President i Gjermanisë - 2004-05-23


Ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Horst Kohler, u zgjodh me rezultat të ngushtë në postin e presidentit të Gjermanisë.

Një asamble e veçantë ligjvënësish dhe delegatësh miratuan me 604 vota në favor dhe 589 kundër emërimin e zotit Kohler në këtë post, që është më tepër ceremonial.

Pas votimit, ai u zotua se gjatë mandatit pesë vjeçar, ai do t’u japë përparësi reformave ekonomike. Zoti Kohler tha gjithashtu se Gjermania duhet të përpiqet për të zënë vendin që i takon në shekullin 21.

61 vjeçari Kohler i ze vendin presidentit Johanes Rau, i cili vendosi të mos konkurojë për një mandat tjetër. //kk//

XS
SM
MD
LG