Lidhje

Bush: vrasja e  Izidin Salimit akt brutal i terrorizmit - 2004-05-18


Autoritetet amerikane në Irak thonë se shpërthimi vetë-vrasës me makinë bombë në Bagdat, që la të vrarë kryetarin e Këshillit Qeverisës Irakian të caktuar nga Shtetet e Bashkuara, mban të gjitha shenjat klasike të sulmeve të organizuara nga ekstremisti Abu Musab al-Zarqawi, i cili ka lidhje me al-Kaidën.

Izadin Salimi dhe 6 persona të tjerë u vranë në sulmin vetëvrasës tek një postbllok në Bagdad. Një grup i panjohur ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Hetuesit amerikanë po përpiqen të përcaktojnë nëse grupi është si maskë për përkrahësit e al-Zarkawit.

Presdienti Bush e dënoi vrasjen duke e cilësuar atë si akt brutal të terrorizmit, por theksoi se kjo nuk do të shtyjë kalimin e planifikuar të sovranitetit në duart e irakianëve më 30 qershor.

Inxhinieri mysliman suni, Ghazi Mashal Axhil al-Yavar, nga qyteti irakian verior i Mosulit, bëri betimin si kreu i këshillit për të zëvendësuar zotin Salim.

Ndrëkohë, zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se një sasi e vogël gazi nervor vdekjeprurës është gjetur në një predhë artileria që shpërtheu në afërsi të Bagdadit, duke plagosur lehtë dy ushtarë amerikanë.

Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld tha se do të bëhen më shumë prova për të konfirmuar nëse predha përmbante gaz nervor Zarin. Nëse konfirmohet, ky do të ishte zbulimi i parë i një arme të ndaluar në Irak që nga fillimi i luiftës vitin e kaluar.

Ish presidenti irakian Sadam Husein kishte thënë se qeveria e tij i kishte asgjesuar të gjitha armët kimike para luftës së Gjirit Persik më 1991.

XS
SM
MD
LG