Lidhje

Irak: Vritet Kryetari i Këshillit Qeverisës - 2004-05-17


Autoritetet amerikane në Irak thonë se shpërthimi vetë-vrasës me makinë bombë në Bagdat, që la të vrarë kryetarin e Këshillit Qeverisës Irakian të caktuar nga Shtetet e Bashkuara, mban të gjitha shenjat klasike të sulmeve të organizuara nga ekstremisti i kërkuar jordanez Abu Musab al-Zarqawi.

Megjithatë gjenerali amerikan Mark Kimmit tha se hetuesit janë ende duke kërkuar prova për një grup të panjohur, që mori përgjegjësinë për vrasjen e udhëheqësit irakian.

Ezidin Salimi, u vra të hënën në një postbllok në Bagdat, kur një makinë iu afrua makinës së tij të ndaluar dhe shpërtheu. Edhe 6 civilë të tjerë humbën jetën.

Në një zhvillim tjetër, gjenerali Kimmit, tha se trupat amerikane gjetën në anë të rrugës, një predhë artilerie irakiane, pa shenja dalluese, me gaz nervor vdekjeprurës sarin. Predha shpërtheu para se të çaktivizohej. Dy ushtarë amerikanë u plagosën lehtë.

Gjenerali Kimmit tha se predha dukej se ishte e vjetër dhe në raste të tilla përhapja e gazit helmues është e kufizuar.

Ish presidenti irakian Sadam Husein pretendonte se i kishte asgjësuar të gjitha armët kimike para luftës së Gjirit Persik më 1991.

Ndërkohë dy kontraktues rusë, që u rrëmbyen javën e kaluar në jug të Bagdatit, u liruan të hënën të padëmtuar. Një shtetas i tretë rus u vra gjatë rrëmbimit më 10 maj.

XS
SM
MD
LG