Në Indi, Partia Kongresi zgjodhi përsëri Sonia Gandin në postin e udhëheqjes së partisë, thuajse duke siguruar që ajo të bëhet kryeministrja e parë e vendit me prejardhje jo indiane.
144 deputetët e partisë rizgjodhën sot njëzëri 57 vjeçaren Gandi si kryetaren e grupit parlamentar të Partisë Kongresi. Ky zhvillim e çon zonjën Gandi edhe një hapë më afër emrimit të saj në postin e udhëheqses së demokracisë më të madhe të botës.
Nëse zgjidhet, zonja Gandi do të jetë gruaja e dytë dhe e krishterja e parë që drejton Indinë kryesisht hindu. Partia Kongresi korri një fitore të papritur në zgjedhjet parlamentare, duke hapur rrugën për të marrë pushtetin nga koalicioni nacionalist hindu i kryesuar prej Kryeministrit Atal Behari Vaxhpaji.