Opozita shqiptare braktisi edhe sot seancën e parlamentit pas kundërshtive rreth projektligjit për ratifikimin e një marrëveshjeje koncesioni që i është dhënë nje kompanie italiane për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar për depozitimin e naftës dhe nënproduketeve të saj.
Sipas kryetarit të grupit parlamentar të partisë demokratike shumica e majtë vazhdon të thyejë rregulloren e parlamentit, pasi relacioni që shoqëronte projektligjin duhej të ishte dorëzuar tre ditë më parë dhe jo dje.
Seanca e sotme nisi me ndërprerje dhe debate të ashpra për tre orë, ku sërish u diskutua cështja e kompensimit të ish të përndjekruve. Punimet e parlamentit u shoqëruan me replika mjaft të ashpra deri në fyerje banale që redhe përplasjet fizike mes deputetëve të shumicës së majtë dhe opozitës.
Socialistët miratuan me votat e tyre projektligjin i cili i jep të drejtën kompanisë italiane që të ndërtojë depozitat e naftës në gjirin e Vlorës me një investim prej 30 milion eurosh përkundrejt dhënies së së pronësisë mbi traullin prej mbi 180 mijë me tra katror me një cmim simbolik prej 1 euro. Marrëveshja e koncesionit jepet për një periudhë 30 vjecare pas së cilës gjithshka i mbetet shtetit shqiptar.
//rd//