Lidhje

Irak: Kleriku radikal shiit deklaron se do të vazhdojë luftën e tij kundër forcave amerikane - 2004-05-11


Kleriku radikal Shiit, Moqtada al-Sadr, thotë se do të vazhdojë luftën e tij kundër forcave amerikane në pjesët jugore dhe qendrore të Irakut, pasi të paktën 22 nga anëtarët e grupit të tij ekstremist u vranë në luftimet me trupat amerikane në Karbala gjatë natës.

Sot në një konferencë shtypi në qytetin e shenjtë shiit të Naxhafit, kleriku tha se do t’i mobilizojë forcat e tij vetëm në qoftë se udhëheqësit fetarë shiit ia kërkojnë një gjë të tillë. Konferenca e shtypit u mbajt në xhaminë e Imam Aliut, një nga objektet më të shenjta të shiitëve.

Dje, guvernatori rajonal i Naxhafit tha se do të shtynte procedurën ligjore kundër Moqtada al-Sadrit në qoftë se ai çmobilizon forcat e tij. Kleriku kërkohet nga autorietet irakiane për vrasjen e një figure rivale fetare vitin e kaluar. Moqtada al-Sadr u tha gazetarëve se pret shtimin e veprimeve ushtarake amerikane dhe është i përgatitur për t’i përballuar ato.

Gjenerali amerikan Mark Kimmitt tha se 22 ekstremistë të al-Sadrit u vranë në përleshjet e zhvilluara gjatë natës. amerikanë thonë se në përleshjet gjatë natës, 22 pasues të al-Sadrit u vranë në Karbala. 6 ushtarë amerikanë u plagosën në këto luftime, 4 prej të cilëve morën vetëm plagë të lehta. Ndërkaq, në qytetin e trazuar të Falluxhës në perëndim të Bagdadit, tha gjeneral Kimmitti, nuk ka patur shkelje të ndalimit të zjarrit.

XS
SM
MD
LG