Lidhje

Bush: Diktatura nuk ka vend në Hemisferën Perëndimore - 2004-05-11


Komisioni mbi ndihmën për Kubën publikoi raportin e tij. Në të bëhen të qartë objektivat e politikës amerikane ndaj regjimit komunist të Fidel Kastros. Komisioni u ngrit në muajin tetor, pas fushatës brutale të Kastros në mars të vitit të kaluar, e cila përfundoi me dënimin me periudha të gjata brurgimi të 75 disidentëve kubanë dhe anëtarëve të shoqërisë qytetare.

Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, thotë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që publikimi i raportit do të inkurajojë vendet në gjithë botën të shtojnë mbështetjen për përpjekjet e popullit kuban për të siguruar të drejtën e tyre për demokraci dhe për të realizuar ëndrrën e tij për një të ardhme më të mirë. Kjo, theksoi zoti Pauëll, është në përputhje me Kartën Ndër-Amerikane, e miratuar në vitin 2001, në të cilën thuhet se popujt e Hemisferës Perëndimore gëzojnë të drejtën të jetojnë në demokraci dhe se është detyra e qeverive të tyre që ta nxisin dhe ta mbrojnë atë.

Një nga propozimet në raportin e komisionit është plani që parashikon përdorimin e avionëve amerikanë mbi ujrat territoriale ndërkombëtare për ritransmetimin e programeve të Rado Martit, e cila financohet nga qeveria amerikane. Synimi i këtij plani është kapërcimi i bllokadës ndaj përhapjes së informacionit të vendosur nga qeveria kubane nëpërmjet zhurmimit të trasnmetimeve dhe bllokimit të burimeve të huaja të lajmeve.

Në raport bëhet thirrje edhe për kufizimin e vizitave në Kubë nga ana e amerikanëve si edhe të parave e mallrave të ndryshme që imigrantët kubanë u dërgojnë anëtarëve të familjeve të tyre në Kubë, me qëllim që të kufizohet sasia e valutës që përfundon në arkat e qeverisë. Sipas këtij propozimi, do të ndalohej dërgimi i të gjitha dhuratave për anëtarë të Partisë Komuniste dhe zyrtarë të regjimit të Fidel Kastros.

Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara janë të angzhuara të ndihmojnë Kubë të çliohet nga tirania: “Kjo, theksoi ai, është një strategji që do të parandalojë zhfrytëzimin nga qeveria komuniste të valutës që sjellin turistët dhe të dhuratave nga imigrantë kubanën. Është një strategji që thotë se ne nuk po presim duar kryq ditën e lirisë kubane, por po punojmë për arritjen e ditës së lirisë në Kubë.”

Në raportin e komisionit bëhet thirrje për shpenzimin e 59 milionë dollarëve gjatë dy vjetëve të ardhshëm për të inkurajuar lëvizjen pro demokracisë në Kubë. Një pjesë e madhe e këtyre fondeve do të përdorën për të mbështetur përpjekjet për të ndihmuar të rinjtë kubanë, gratë kubane dhe afrikanokubanët të zënë vendin e tyre në lëvizjen pro demokracisë.

Për afro gjysmë shekulli, thotë Presidenti Bush, populli i guximshën kuban ka vuajtur nën tirani dhe shtypje. “Diktatura, theksoi ai, nuk ka vend në Hemisferën Perëndimore.”

XS
SM
MD
LG