Bashkimi Evropian ra dakord të caktojë më shumë se 300 milion dollarë ndihma për qipriotët turq në pjesën veriore të ishullit të ndarë.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian e morën vendimin për të zbutur izolimin ekonomik të zonave turko-qipriote si rrjedhojë e anëtarësimit të Qipros në Bashkimin Evropian më 1 maj.
Turqia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të heqë sanksionet kundër komunitetit turko-qipriot pas votimit të tij bindës në favor të planit të OKB-së për ribashkimin e ishullit gjatë referendumit të së shtunës.
Greko-qipriotët votuan me shumë dërrmuese kundër planit.
Presidenti greko-qipriot Tassos Papadhopullos ka deklaruar se qeveria e tij synon që edhe turqit e Qipros të përfitojnë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian edhe pse atyre mund tu mohohet ndihma e Bashkimit Evropian kur Qiproja të pranohet në Bashkim.//ii