Kleriku radikal shiit, Moktada al-Sadër, kërcënoi se forcat e tij do të fillojnë një valë shpërthimesh vetëvrasëse kundër forcave të koalicionit nëse ato ndërmarrin sulme në qytetet e shenjta myslimane shiite në Irak.
Moktada al-Sadri e bëri këtë paralajmërim sot gjatë lutjeve të së premtes në Kufa, pranë qytetit të shenjtë Naxhaf.
Kleriku al-Sadër vazhdon të qendrojë në Naxhaf në përpjekje për ti shpëtuar kapjes ose vrasjes nga ana e forcave të koalicionit, të cilat kërkojnë shpërndarjen e milicinë e tij të paligjshme. Një numër i konsiderueshëm forcash të koalicionit jenë vendor përreth qytetit Naxhaf.
Por sot, një anëtar bullgar i forcave të koalicionit u vra dhe të paktën 5 civilë u plagosën në përleshjet midis pjesëtarëve të milicisë shiite dhe forcave të koalicionit në qytetin e shenjtë Qerbela në veri të Naxhafit.
Ndërkohë, gjenerali amerikan Mark Kimit, tha se forcat e koalicionit në qytetin kryesisht suni të Falluxhës po e humbin durimin. Ai tha se kryengritësit kanë vetëm pakë ditë kohë për të përmbushur kushtet për një armëpushim të përhershë, për ndryshe ofensiva kundër tyre do të rifillojë. Mes këtyre kushteve është çarmatimi, gjë që ata nuk e kanë bërë deri tani.
Dhe zyrtarë irakianë thonë se numri i viktimave të shpërthimeve të bashkërenduara vetëvrasëse në Basra dhe Zubjar ka arritur në 74. Sipas njoftimeve të maparshme, numri i viktimave ishte 68.
//rd//