Lidhje

Britania thotë se ka parandaluar një sulm terrorist me lëndë kimike në Londër - 2004-04-06


Autoritetet britanike besojnë se kanë arritur të parandalojnë planet për një sulm terrorist me lëndë kimike në Londër.

Zyrtarët thanë se terroristët kishin në plan të përdornin një substancë që mund ti lerë njerëzit të verbër ose që mund t’i mbysë ata për vdekje. Planet besohet se kishin të bënin me kombinimin e kimikateve toksike me një bombë.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë e zbuluan komplotin pas përgjimit të një bisede midis të dyshuarve që po përgatisnin planin.

Zyrtarët thanë se të dyshuarit janë simpatizantë të rrjetit terrorist al-Qaida.

Por nuk është ende e qartë në se fjala është për tetë personat që u arrestuan në Londër javën e kaluar.//ii

XS
SM
MD
LG