Lidhje

NATO: vendosmëri për të arrestuar Radovan Karaxhiçin - 2004-04-06


Paqeruajtësit e Natos përsëritën vendosmërinë e tyre për të ndjekur dhe arrestuar ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjes të akuzuar për krime lufte Radovan Karaxhiç megjithë dështimet e përsëritura për gjetjen e tij.

Një zëdhënës i Natos u tha gazetarëve në Sarajevë se aleanca shpreh keqardhje të thellë për vrasjen javën e kaluar të një prifti ortodoks serb dhe djalit të tij gjatë operacionit për kërkimin e ish udhëheqësit boshnjak në qytetin Pale. Paqeruajtësit përdorën eksplozivë për të hapur rrugën, shpërthim që plagosi rëndë personat në fjalë.

Zëdhënësi tha se paqeruajtësit po përdorin forcën pasi përkrahësit e zotit Karaxhiç janë të gatshëm të luftojnë për ta mbrojtur atë.

Ai theksoi se Natoja ka arrestuar një numër personash të dyshuar për krime lufte ndërkohë që autoritetet e republikës serbe të Bonjes nuk kanë arritur të arrestojnë ndonjë prej tyre.//ii

XS
SM
MD
LG