Lidhje

Viti i fundit në Irak ka sjellë shumë avantazhe - 2004-04-05


Viti që kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara çliroi popullin irakian nga Sadam Huseini ka sjellë shumë avantazhe. Me ngadalë, por me siguri, themeli i demokracisë po ndërtohet.

Sulmet e dhunshme vazhdojnë në Irak, por siç u shpreh një irakian për terroristët dhe aleatët e tyre, “ata pështyjnë përballë erës së ndryshimeve.” Ky koment u publikua në një faqe interneti. Kjo është një prej shumë faqeve në internet, tha nën-sekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz, “ku irakianët përfitojnë nga teknologjia moderne për të shprehur lirinë e tyre të re.”

Në një faqe tjetër interneti është publikuar fotografia e një gruaje, duke protestuar kundër Rezolutës 137, që u miratua nga Këshilli Qeverisës Irakin dhe kërcënon të drejtat e grave. “Ne nuk pritëm gjithë këto vite pa pasur të drejtat më themelore për të na u mohuar ato tani,” tha gruaja. Tani Rezoluta 137 është lënë në harresë.

Presidenti George W. Bush tha se për popullin irakian largimi nga pushteti i Sadam Huseinit “ishte fillimi i rilindjes së tyre.”

“Çlirimi i Irakut ishte diçka e mirë për popullin irakian, për Amerikën dhe për gjithë botën. Rënia e diktatorit irakian ka zhdukur një burim dhune, agresioni dhe paqëndrueshmërie nga Lindja e Mesme.”

Irakianët kanë filluar rrugën drejt sovranitetit, që do të bëhet realitet më 30 qershor. Një kushtetutë e përkohshme është miratuar, e cila u garanton irakianëve të drejtat bazë. Këto të drejta përfshijnë lirinë e fesë dhe të shprehjes, të drejtën për t’u mbledhur në mënyrë paqësore dhe të drejtën për të qënë të barabartë para ligjit.

Irakianët kanë në dispozicion burime të ndryshme lajmesh, përfshirë gazeta, stacione radiosh dhe rrjete televizive. Në Irak ka mbi 100 gazeta dhe 70 radio-stacione. Sistemi irakian i drejtësisë po funksionon. Nivelet e elektricitetit i kalojnë aftësitë furnizuese të para luftës. Buxheti i Irakut për kujdesin shëndetsor është 950 milion dollarë. Regjimi i vjetër shpenzoi vetëm 16 milion dollarë në vitin 2002. Infrastruktura e Irakut po rindërtohet, ndërkohë që industria e naftës prodhon tani çdo ditë 2 milion e 500 mijë fuqi nafte.

“Çfarëdo që të duhet, tha presidenti Bush, ne do të luftojmë dhe punojmë për të garantuar suksesin e lirisë në Irak.

//ze//

XS
SM
MD
LG