Lidhje

Nju Jork: hapet muzeu i grataçielave - 2004-04-03


Nju Jorku, por në mënyrë të veçantë lagja Manhaten, është një nga më të famshmet në botë për grataçielat e famëshme që simbolizojnë fuqinë dhe begatinë e Amerikës, një fakt i pranuar edhe nga autorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, kur ata vunë në shënjestër kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Në shenjë kujtimi, vetëm disa blloqe larg hapësirës së zbrazët ku qendronin kullat binjake, dje u hap Muzeumi i Grataçielave. Muzeu, i cili zë një sipërfaqe prej 539 metrash katrore, ndodhet në katin përdhes të ndërtesës ku është i vendosur hoteli Ritz-Carlton, u hap me ekspozitën ”Koleksione ndërtesash”, ku përfshihen fotografi, vizatime, modele, libra dhe objekte të tjera që paraqesin procesin e ndërtimit dhe historinë e grataçielave.

Në një nga muret e ekspozitës janë vendosur vizatime të ndërtesave ekzistuese të New Yorkut, si dhe planet e ndërtesave të reja, që u krijojnë vizitorëve një ide të qartë për të ardhmen e ndërtesave të larta të qytetit. Midis tyre janë planimetria e Ndërtesës së Lirisë, e cila do të ngrihet në vendin ku dikur qendronin dy kullat binjake.

Ndërtesa e Lirisë do të jetë 541 metra e lartë. Këtë verë, në muzeun e grataçielave do të hapet ekspozita për Qendrën Botërore të Tregëtisë, ku do të paraqitet një model origjinal i kompleksit që do të ndërtohet në Nivlein Zero dhe në muajin tetor do të hapet një ekspozitë e me vizatimet dhe projektet e idhullit të arkitekturës amerikane, Frank Lloyd Wright.// lk //

XS
SM
MD
LG