Lidhje

Madrid: Urdhër arresti për tunizianin që njihet si autor i sulmeve - 2004-04-01


Gjykatësit spanjollë që po merren me hetimin e sulmeve me bombë në trenat e Madridit nxorrën një urdhër-arresti për qytetarin tunizian, i cili njihet si autori i sulmeve.

Në dokumentet e paraqitura nga gjykata, Serhane Ben Abdelamjid Fakhet akuzohet si ”udhëheqës dhe koordinator” i organizatës, e cila kishte planifikuar dhe kryer bombardimet.

Në shpërthimet e 11 marsit u vranë më tepër se 190 vetë dhe u plagosën 1 mijë 800 të tjerë. Pesë personat e tjerë, emrat e të cilëve ishin në urdhër-arrestet ndërkombëtare që u lëshuan dje nga gjykatësi spanjoll, janë marokenë.//kk//

XS
SM
MD
LG