Lidhje

Tajvanezët protestojnë kundër zgjedhjes së presidentit të ri - 2004-03-27


Protestues të revoltuar në Taivan u përleshën me policinë, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli fitues të zgjedhjeve presidenciale të ishullit, presidentin aktual Chen Shui-bian.

Demonstruesit hodhën gurë dhe vezë dhe u përleshën me policinë. Disa nga protestuesit u futën me forcë në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Taipei, duke thyer dritaret dhe dyert, duke rrëzuar saksitë e luleve dhe duke hedhur shkopinj dhe vezë. Sipas njoftimeve, disa persona u plagosën.

Po sot, komisioni nxorri një njoftim ku shpallte zyrtarisht fitues të zgjedhjeve Presidentin Chen. Në njoftimin e Komisionit thuhej se zoti Chen mundi rivalin e tij, Lien Chan, vetëm me rezultatin e ngushtë prej 0 presje 2 për qind të votave. Deklarata e sotme, pritet të shkaktojë një sfidë ligjore nga opozita.// lk //

XS
SM
MD
LG