Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot mbi një rezolutë që dënon vrasjen nga Izraeli të udhëheqësit shpirtëror të grupit ekstremist Hamas, Sheikut Ahmed Yassin. Diplomatët kanë debatuar mbi këtë çështje që prej të martës.
Projekt-rezoluta e paraqitur nga algjerianët dënon vrasjen e Sheikut Yassin si dhe të gjitha sulmet terroriste kundër civilëve. Por ajo nuk u përgjigjet kërkesave të Shteteve të Bashkuara që të përfshijë një masë, e cila do të dënonte specifikisht terrorizmin palestinez.
Dje, Komisioni i OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë dënoi Izraelin për vrasjen e udhëheqësit shpirtëror palestinez, sheikut, Ahmed Yassin. Rezoluta u miratua me 31 vota pro, dy kundër dhe 18 abstenime. Shtetet e Bashkuara dhe Australia votuan kundër rezolutës.
Në Siri, udhëheqësi i lartë politik i Hamasit, Khaled Mashaal, tha se organizata e tij do të shqyrtojë mundësinë e ndjekejs së Kryeminsitrit izraelit, Ariel Sharon, për t’u hakmarrë për vdekjen e Sheikut Yassin.
//ze//