Lidhje

Dhuna në Kosovë - 2004-03-24


Veprime të rënda dhune shpërthyen ditët e fundit në Kosovë. 28 njerëz u vranë dhe më shumë se 600 u plagosën. Qindra shtëpi të sërbëve dhe dhjetra kisha u shkatërruan. Në Sërbi demostruesit ushtruan dhunë dhe u vënë zjarrin dy xhamive para se policia të rivendoste rendin.

Luftimet, më të rëndat që nga viti 1999, ndodhën pas plagosjes së një të riu sërb në Çagllavisë më 15 mars dhe mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër në Mitrovicë më 16 mars. Qarkulluan fjalë se sërbët i kishin ndjekur fëmijët deri sa ata u hodhën në lumë. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë po bën hetime.

Zëvendësi i zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Adam Ereli, kërkoi nga udhëheqësit e Kosovës që t’u bëjnë thirrje banorëve të mos ushtrojnë dhunë. “Të gjitha palët”, tha ai, “kanë përgjegjësinë për t’i dhënë fund dhunës si mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ”.

Që prej fillimit, K-Fori dhe forca ndërkombëtare nën komandën e NATO-s që mbajnë përgjegjësinë për ruajten e sigurisë në Kosovë ka punuar për stabilizimin e gjendjes. Më shumë se 3 mijë trupa nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera anëtare të NATO-s janë bashkuar me rreth 18 mijë trupat që gjenden në teren për të garantuar mospërhapjen e dhunës.

Ditët e fundit, zyrtarët në Prishtinë dhe Beograd kanë bërë thirrje për vendosjen e rendit dhe qetësisë. Ndërkohë që po zhvillohen hetime për të kapur personat përgjegjës për dhunën, disa njrëz janë arrestuar. Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës janë zotuar se do të ndihmojnë për rindërtiin e objekteve të shktërruara gjatë dhunës. Mursel Ibrahimi i asamblesë bashkiake të Mitrovicës tha se e ardhmja e Kosovës u përket atyre që falin dhe jo atyre që urrejnë”.

Ka ardhur koha që populli i Kosovës të mendohet mirë se çfarë të ardhme do të zgjedhi, një të ardhme të mbushur me urrejtje dhe dhunë, apo një të ardhme që pranon standarded moderne evropiane dhe që çon në integrimin me pjesën tjetër të Evropës.

//rd//

XS
SM
MD
LG