Lidhje

Maqedonia paraqet kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian - 2004-03-23


Maqedonia paraqiti kërkesën zyrtare për antarësim në Bashkimin Evropian. Kërkesa iu paraqit në Dublin presidentit aktual të Bashkimit Evropian, kryeministri i Irlandës Bertie Ahern, nga kryeministri i Maqedonisë Branko Cervenkovski.

Kërkesa mbante firmën e presidentit të Maqedonisë Boris Trajkovski, i cili vdiq muajin e kaluar në një aksident ajror. Zyrtarët e Bashkimit Evropian vlerësuan përparimin e shënuar nga Maqedonia pas kryengritjes së shqiptarëve në këtë republikë për më shumë të drejta politike dhe civile.

Por, ata thanë se vendi ka përpara një punë disa vjeçare deri në antarësimin në Bashkimin Evropian. Kandidatët për anëtarësim në Bashkim duhet të përmbushin standarte të larta ekonomike dhe në fushën e të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG