Lidhje

Hamas zgjedh si udhëheqës të përkohshëm të zëdhënësin Rantisi - 2004-03-23


Dhjetra mijëra palestinezë marshuan në qytetin e Gazës duke u zotuar të Grupi palestinez, Hamas, zgjodhi si udhëheqës të përkohshëm të zëdhënësin e tij. Zyrtarë të grupit në Rripin e Gazës thonë se Abdel Aziz Rantisi do të drejtojë përkohësisht punët e Hamasit pas vrasjes të së hënës nga Izraeli të udhëheqësit shpirtëror, Sheikut Ahmed Yassin. Zoti Rantisi tha të martën para mijra përkrahësve që ishin mbledhur për të nderuar, Sheikun Jasin në Gaza, se Hamasi do ta luftojë Izraelin kudo dhe se rezistenca palestineze do të vazhdojë.

Të martën më parë, ministri izraelit i sigurimit publik paralajmëroi se nuk do të bëhet përjashtim për askënd nga udhëheqësit ekstremistë palestinezë. Edhe komandanti i ushtrisë izraelite është cituar të ketë thënë se udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, dhe kreu i grupit libanez, Hezbollah, e kuptojnë se po afron radha e tyre.

Ndërkohë në Gaza, ekstremistë palestinezë, të cilët janë betuar për hakmarrje, qëlluan me një raketë drejt një kolonie hebraike pranë. Dëshmitarët thanë se Izraeli u kundërpërgjigj.

Më vonë, palestinezët qëlluan me raketa Qasam të prodhuara në mënyrë artizanale në kufirin e Erezit ndërmjet Gazës dhe Izraelit.

Nuk ka njoftime të menjëhershme për viktima apo dëme në incidentin e dytë. Në qytetin e Gazës, kryeministri palestinez, Ahmed Kureia, ngushëlloi sot përmes një vizite udhëheqësit e Hamasit dhe dënoi vrasjen e djeshme.

Izraeli vazhdon të mbajë të mbyllur Bregun Perëndimor dhe Gazën, ndërkohë që policia dhe ushtarët janë në gatishmëri të lartë. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Izrael dhe disa vende arabe kanë njoftuar qytetarët amerikanë në këto vende të tregojnë kujdes dhe të shmangin demonstratat.//az

XS
SM
MD
LG