Lidhje

Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës shprehin keqardhje për dhunën - 2004-03-22


Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës shprehën keqardhje për dhunën e javës së kaluar kundër serbëve, që shkaktoi 28 të vdekur, ndërkohë që sot në të gjithë Kosovën është ditë zie për viktimat. Më shumë se 600 vetë u plagosën dhe rreth 4 mijë serbë mbetën pa strehë gjatë trazirave, më të dhunshmet që nga viti 1999.

Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, premtoi riparimin e dëmeve por tha se jetët e njerëzve nuk mund të kthehen më.

Zoti Rexhepi dhe kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Harri Holkeri vizituan shtëpitë e djegura dhe të plaçkitura në Prishtinë. Zoti Holkeri tha se mbetet i vendosur për të garantuar rivendosjen e paqes në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova premtoi financimin e programeve të rindërtimit për serbët e zhvendosur por përsëriti gjithashtu thirrjet për pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, në Kosovë sot shkoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ndodhet në Kosovë për vizitë. Ai tha se ngjarjet e javës së kaluar nuk kanë bërë asgjë për të çuar përpara synimet e shqiptarëve. Një zëdhënës i OKB-së tha se të dhënat paraprake tregojnë se deri tani janë bërë 163 arrestime.// lk //

XS
SM
MD
LG