Lidhje

Kritika ndaj profesionalizmit në gazetari, në një raport të ri - 2004-03-21


Këto ditë u botua një raport tepër kritik ndaj mjeteve amerikane të informimit. Sipas një raporti të një shoqate gazetarie, amerikanët i marrin tani informacionet nga shumë burime të ndryshme, saqë mjetet tradicionale të informimit siç janë gazetat po bëjnë përpjekje për mbijetesë.

Ndërkohë një oligarki e korporatave po i gllabëron mediat e shkruara, si edhe ato elektronike, duke pakësuar lajmet e vërteta dhe shtuar përfitimet duke kënaqur kërkesat e amerikanëve për materiale të lehta. Sipas studimit si resultat respekti për gazetarët dhe profesionin e tyre po bie.

Dante Chinni, një nga autorët e studimit thotë se profesioni i gazetarisë po pëson një transformim të jashtëzakonshëm , po aq të madh sa edhe shpikja e telegrafit, apo e televizionit.

“Tani po shohim forcimin e internetit. Televizioni po zhvendoset në internet, ndërsa gazetat janë tashmë atje. Nuk do të dihet më se ku mbaron televizioni dhe ku fillon shtypi. Dhe kur mjetet e informimit, copëtohen në fragmente, e njëjtja gjë ndodh edhe me idenë që kemi për realitetin”, thotë ai.

E çfarë jepet si lajm këto kohë? Matthew Felling që analizoi raportin në emër të Qendrës për Mjete Informimi dhe Çështje Publike thotë se gjithnjë e më shpesh, bëhet fjalë për informacione zbavitjeje, të maskuara si lajme.

“Sa herë e pamë skenën ku Michael Jackson lëkundte foshnjën e vogël nga ballkoni? Kjo nuk është gazetari e vërtetë siç e kam mësuar unë në shkollë. A janë këto përpjekje për të zgjeruar audiencën, apo për të tërhequr teleshikuesit më të rinj? Dhe kur themi më të rinj, a mendojmë automatikisht ‘më budallenj’?

Studimi i ri vë në dukje se tri revistat kryesore të vendit, e kanë humbur mprehtësinë duke e dyfishuar informacionin zbavitës dhe thashethemet për personat e famshëm.

Por kryeredaktori i revistës “Time”, James Kelly thotë se në studim futen në mënyrë të padrejtë artikuj të rëndësishëm për stilin e jetesës, shëndetin dhe financat nën kategorinë e zbavitjes, sikur të ishin shkrime për gardërobën e Madonës.

“Ata panë kopje të revistës ‘Time’ të vitit 1983, 1993 dhe 2003 dhe një nga përfundimet e tyre ishin se fotografitë e revistës janë bërë më të mëdha, kështu që mbetet më pak hapësirë për fjalët. Unë do të thoja që që nga 11 shtatori, një fotografi e Manhattanit të poshtëm, apo e fushave të Afganistanit, apo nga rrafshinat e Irakut mund ta tregojnë një ngjarje, po aq bukur sa edhe faqet e mbushura me fjalë”, thotë ai.

Në raport i hidhet një vështrim edhe përqendnrimit të pronësisë së medias. Dikur pronarët e medias ishin udhëheqës të pasur të shoqërisë civile, ose kompani që kanë vetëm gazetarinë si biznes. Ndërsa tani, mjetet e informimit janë vetëm një pjesë e bizneseve të tjera.//kk//

XS
SM
MD
LG