Lidhje

Presidenti Bush u bëri thirrje aleatëve që të bashkohen për të luftuar terrorizmin - 2004-03-20


Presidenti Bush u bëri thirrje aleatëve që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet lidhur me luftën në Irak dhe të bashkohen për të luftuar terrorizmin. Zoti Bush tha se është detyrë e çdo qeveria të luftojë dhe të shkatërrojë këtë kërcënim për popujt tanë.

Ai tha se çdo shënjë dobësie ose sprapsjeje i jep vlerë dhunës terroriste dhe nxit akte të mëtejshme dhune në të gjitha vendet. Presidenti Bush e mbajti këtë fjalim me rastin e një vjtorit të pushtimit të Irakut nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Kandidati i partisë demokrate për president, rival i presidentit Bush në zgjedhjet e nëntorit, John Kerry, e shënoi një vjetorin e fillimit të luftës duke përsëritur akuzat se presidenti Bush nuk u tha amerikanëve të vërtetën rreth arsyeve për fillimin e luftës.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, shkoi dje për vizitë në Bagdad për të përshëndetur trupat amerikane dhe për tu bërë thirrje vendeve anëtare të koalicionit të mos tërhiqen dhe të ndihmojnë për tu përballur me atë që ai e cilësoi si kërcënim kundër botës së qytetëruar. Zoti Pauëll tha se planet për të kaluar pushtetin në duart e irakianëve më 30 qershor nuk kanë ndryshuar.

Vizita e Sekretarit Powell, e cila u njoftua vetëm pas mbritjes së tij në Bagdad, vjen ndërkohë që, siç u shpreh sekretari i shtetit, janë shtuar aktet terroriste dhe sulmet kundër forcave të koalicionit si dhe në një kohë dëshpërimi nga fakti i mundësisë së tërheqjeve të trupave spanjolle nga Iraku. Zoti Powell tha se përgjegja e duhur kundër terrorizmit nuk është tërheqja, por ndjekja e organizatorëve të tyre me një energji të ripërtërirë.

“Kjo është kohë kur ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona në çdo fushë, në operacionet e forcave të rendit dhe të zbulimit dhe ta përballojmë këtë kërcënim ndaj botës së qytetëruar dhe jo të ikim dhe të fshihemi duke menduar se ky kërcënim nuk do ta na gjejë. Ky është një kërcënim ndaj gjithë botës së qytetëruar dhe bota e qytetëruar duhet të përgjigjet.”

Gazetarët irakianë u larguan nga konferenca e shtypit e sekretarit Powell në shenjë protestë ndaj vrasjes të enjten vonë të dy gazetarëve irakianë nga forcat e koalicionit. Zoti Powell shprehu keqardhje për këto vrasje dhe shtoi se incidenti do të hetohet.

//ze//

XS
SM
MD
LG