Zyrtarë të lartë pakistanezë thonë se trupat e ushtrisë mund të kenë rrethuar një anëtar të lartë të rrjetit terrorist Al-Kaida në një zonë të largët në kufi me Afganistanin.
Zyrtarët thanë se trupat, të mbështetur nga helikopterë dhe artileri e rëndë, mund të kenë rrethuar zëvëndësin e Osama bin Ladenit, Ayman al-Zavahiri.
Në një intervistë të transmetuar dje nga rrjeti televiziv CNN, presidenti pakistanez Pervez Musharaf tha se rezistenca e fortë që po bëhet nga njerëzit që po luftojnë me trupat qeveritare tregon se një person i shumë-kërkuar duhet të jetë midis ektremistëve.
Ky operacion përkon me një operacion të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, për të kapur përkrahësit e ish regjimit taleban dhe luftëtarë të Al-Kaidës.
//ze//