Libia bëri deklaratën e saj të parë mbi armët bërthamore, duke thënë se në arsenalin e saj të armëve kimike përfshihen më shumë se 20 tonë gaz helmues, iprit.
Libia i tha gjithashtu Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike me seli në Hagë se kishte mbyllur një uzinë armësh kimike dhe se zotëronte dy depo armësh të tilla. Në të njëjtën kohë, Libia kishte pranuar se ishte angazhuar në zhvillimin e gazit nervor sarin.
Drejtori i përgjithshëm organizatës, Rogello Pfirter, i cilësoi pohimet si të mira për Libinë, rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar dhe shtoi se ato përbëjnë një hap konkret drejt asgjësimit të plotë të armëve të shkatërrimit në masë.
Mes dokumenteve libiane që iu dorëzuan organizatës në Hagë përfshihet një plan për shkatërrimin e armëve kimike dhe objekteve për prodhimin e tyre. Plani do të shqyrtohet nga këshilli ekzekutiv i organizatës.
Shtetet e Bashkuara hoqën kufizimet e udhëtimit për amerikanët në Libi duke marrë parasysh përmirësimin e marrëdhënieve midis Tripolit dhe komunitetit ndërkombëtar. Por dje, departamenti i shtetit tha se amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Libi duhet të tregohen të kujdeshëm, duke shtuar se nuk mund të japë garanci rreth sigurisë së udhëtimin në këtë vend të Afrikës veriore dhe duke vënë dukje se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasadë në atë vend.
//ze//