Lidhje

Gjermani: Gjyq i ri për të akuzuarin Motasadek - 2004-03-04


Gjykata e Lartë e Gjermanisë dha urdhër që të zhvillohet një gjyq i ri për një person të shpallur fajtor në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e qytetit Karlsruhe e dha vendimin e saj sot, duke përmbysur një vendim të mëparshëm që e shpallte fajtor zotin Mounir el Motassadeq, personi i vetëm i deklaruar fajtor për këto sulme.

Avokatët e tij kishin thënë se gjyqi i mëparshëm kishte qenë i padrejtë duke shtuar se ata nuk ishin lejuar të takoheshin me zotin Ramzi Binalshibh, një dëshmitar i rëndësishëm që mbahet në arrest në Shtetet e Bashkuara.

I akuzuari e pranon se ka patur dijeni për anëtarët e al-Qaidës me bazë në Hamburg që planifikuan sulmet e 11 shtatorit.

Por ai ngul këmbë se nuk kishte pasur dijeni mbi komplotin për të përplasur aeroplanët e udhëtarëve në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe në Pentagon.//ii

XS
SM
MD
LG