Në Haiti është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në përpjekje për të vendosur qetësinë pas dorëheqjes dhe largimit të presidentit Jean Bertrand Aristide.
Kryeministri Yvon Neptune e bëri njoftimin dje, ndërkohë që në kryeqytetin Port o Prince vazhdonin incidentet e dhunës.
Udhëheqësi i forcave kryengritëse Guy Phillippe tha se trupat e tij janë të gatshme të çarmatosen.
Kryengritja e armatosur që filloi katër javë më parë çoi në dorëheqjen e zotit Aristide.
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera vazhdojnë të shtojnë forcat e sigurimit në Haiti në përjekje për të mbrojtur objekte kyçe.
Ndërkaq, organizata e 15 vendeve të Karaibeve ka bërë thirje për një proces të pavarur ndërkombëtar për të sqaruar largimin e papritur të zotit Aristide nga Haiti.//ii