Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer tha se po bëhet gjithnjë e më e qartë se terroristë të ardhur nga jashtë po ndërmarrin sulme pas shpërthimeve të bashkërenduara vetëvrasëse të së martës. Zoti Bremer tha se forca të tjera policore do t’u shtohet 8 mijë policëve që mbrojnë tashmë kufijt e Irakut.
Zyrtarë të koalicionit thanë se 5 persona të ndaluar në lidhje me sulmet kundër qendrave fetare shiite në Bagdad dhe në Qarbala mund të kenë ardhur nga Irani, gjë që mohohet nga Teherani.
Komandanti i lartë për Irakun gjeneral John Abizaid, tha se informacionet e zbulimit i lidhin sulmet e së martës me operativin e dyshuar të Al-Kaidës, Abu Musab al-Zarqawin. Ai shtoi se një sulm i forcave speciale amerikane kundër operativëve të al-Zarqawin para sulmeve të së martës mund të ketë parandaluar shpërthime më të rënda.
//ze//