Lidhje

NASA: Gjenden prova të ekzistencës së ujit në Mars - 2004-03-02


Agjencia amerikane e hapësirës, Nasa njoftoi se një prej sondave të saj në planetin Mars ka gjetur prova të ekzistencës së ujit në planetin e kuq.

Në një konferencë shtypi që dha të martën, një zyrtar i lartë i Nasës tha se roboti Opportunity ndodhet në një zonë të Marsit që dikur ka qenë e zhytur në ujë.

Ai tha se ky zbulim përbën një hap gjigant përpara në përpjekjet për të përcaktuar nëse në Mars kanë ekzistuar dikur kushtet e jetës.

Sonda Opportunity dhe binjakja e saj, sonda Spirit, po kryejnë kërkime në anët e kundërta të Marsit, për të gjetur shenja uji, elementit kryesor që bën të mundur jetën.

Që nga muaji janar dy sondat kanë dërguar të dhëna të shumta tek laboratorët e Nasës dhe bazuar në to, shkencëtarët po përpiqen të rindërtojnë historinë gjeologjike të Planetit të Kuq.

Dy robotët do ta vazhdojnë misionin e tyre deri në muajin prill.

XS
SM
MD
LG