Lidhje

Iran: Mbi 300 të vrarë nga shpërthimi i një treni mallrash - 2004-02-19


Autoritetet iraniane thonë se numri i përgjithshëm i të vrarëve nga shpërthimi i një treni mallrash dje vazhdon të ngrihet.

Zyrtarët e provincës Khorasan në verilindje të vendit, ku ndodhi aksidenti, thonë se numri i përgjithshëm mund të jetë mbi 300 vetë. Zyrtarët thonë gjithashtu se rreth 450 vetë morrën plagë kur treni që doli nga shinat shpërtheu dhe shkatërroi një numër shtëpish në afërsi.

Sipas këtyre zyrtarëve, zjarrfikësit i kanë shuar zjarret e shkaktuara nga shpërthimi dhe nuk ka rrezik për shpërthime të mëtejshme në zonat përreth vendit të aksidentit. Mes viktimave ishin edhe guvernatori lokal dhe shefi i zjarrfikësve.//ic//

XS
SM
MD
LG