Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës thotë se ka informacion të besueshëm se shumë i kërkuari për krime lufte, Radovan Karaxhiç, po jeton në Beograd.
Prokurorja Karla del Ponte u tha gazetarëve në Bruksel se informacioni që ka, vjen nga një burim i besueshëm. Ajo ka ngulur gjithashtu këmbë në mënyrë të përsëritur se i kërkuari tjetër, ish-komandanti i sebëve të Bosnjës, gjeneral Ratko Mlladiç, ka jetuar në Serbi për një farë kohe.
Zonja del Ponte thotë se Beogradi është bërë strehë për të kërkuarit për krime lufte dhe po strehon rreth 15 të dyshuar. Prokurorja thotë se marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve serbe dhe Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte janë prishur.
Kryeministri serb, Zoran Zhivkoviç, i mohoi akuzat e zonjës Del Ponte. Në Beograd, ai tha sot se prokurorja e Kombeve të Bashkuara pa ngritur akuza të tilla prej vitesh, por nuk ka paraqitur asnjë provë që t’i vërtetojë ato.
Komentet e zonjës Del Ponte pasuan bisedimet e zhvilluara në kryeqytetin belg me shefin e Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme, Havier Solana.
//rd//