Lidhje

Ambasadori amerikan Xhejms Xhefri në Shkodër - 2004-01-28


Përpara drejtuesve më të lartë të gjyqësorit shqiptar si dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Shkodrës,ambasadori i SHBA, Xhejms Xhefri,theksoi nevojën e thellimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Ambasadori Xhefri ishte sot i pranishëm në ceremoninë e përurimit të mjediseve dhe sistemit të ri kompjuterik në Gjykatën e Shkodrës,pjesë kjo e projektit të USAID-it për reformat në administrimin e gjykatave në Shqipëri.

Duke vlerësuar përmirësimet e bëra në infrastrukturën e Gjykatës së Shkodrës,ambasadori amerikan tha se ato nuk mund të japin efektet e pritshme, nese nuk do të ketë një bashkëpunim më të mirë se deri tani mes të gjithë strukturave të shtetit shqiptar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Ajo çfarë ne kërkojmë,-tha ambasadori Xhefri,- është një frymë e re bashkëpunimi ndërmjet forcave të policisë, zyrës së prokurorit, gjykatave të shkallës së parë,qeverisë dhe qytetarëve, për të vazhduar më tej këtë luftë kundër krimit dhe korrupsionit”,- tha zoti Xhefri.

Ambasadori Xhefri tha se përmasat e krimit në Shqipëri janë më të mëdha se sa duken. Ai përmendi raste të biznesmenëve që detyrohen t’u paguajnë gjoba krimineleve për t’u mbrojtur, qytetarë që jetojnë me frikë gjatë natës, si dhe njerëz që duhet t’u paguajnë rryshfete zyrtarëve të korruptuar.

E gjithe kjo,tha ai,shkaterron besimin dhe shpresen,pengon investimet e huaja dhe ato vendase si dhe rrit nivelin e papunesise, duke krijuar ne vetvete shkaqe per me shume krim dhe korrupsion.

Duke u ndalur ne ngjarjen e 9 Janarit ne bregdetin e Vlores,ambasadori i SHBA tha se nga kjo ngjarje, shqiptaretduhet te nxjerrin mesimet e duhura per te mposhtur krimin.

“Por duhet të mësojmë nga ky rast tragjik,-tha ambasadori Xhefrei,i cili shtoi se krimi dhe korrupsioni,nëse nuk luftohen dhe nëse nuk mposhten si fenomene,do të vazhdojnë të shkaktojnë të tilla tragjedi edhe në të ardhmen. Ne duhet që ta thyejmë këtë cikël të pashpresë”,-tha ambasadori Xhefri, duke vlerësuar si rrugë të efektshme bashkëpunimin me SHBA dhe organizatat e tjera të Bashkimit Evropian.

Ambasadori amerikan vlerësoi pozitivisht faktin se, kohët e fundit në Shqipëri, po ndermerren reforma të efektshme në fushën e gjyqësorit, siç është organizimi i Gjykates se Krimeve të rënda, apo hartimi i disa ligjeve për sekuestrimin e pasurive te kriminelëve.

Po sot,ambasadori i SHBA zhvilloi një vizitë pune edhe në Bashkinë e Shkodrës.// lk //

XS
SM
MD
LG