Në Shtetet e Bashkuara, Senatori Xhon Kerri fitoi zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër, fitorja e tij e dytë me radhë në garën për emrimin si kandidat i Partisë Demokratike për president.
Pas numrimit të votave nga 80 përqind e zonave elektorale, Senatori i shtetit Maseçusets kryeson me 38 përqind, i pasuar nga ish guvernatori Houard Din me 26 përqind.
Gjenerali në pension Uesli Klark dhe Senatori Xhon Eduards i Karolinë së Veriut janë mbërthyer në një garë të fortë për vend të tretë. Senatori Xhozef Liberman i shtetit Konektikat u radhit i pesti, por ai u tha simpatizantëve të tij se do ta vazhdojë fushatën.
Në fjalën me rastin e fitores, Senatori Kerri u kërkoi demokratëve të qendrojnë përkrah tij në mënyrë që të fitojë ndaj Presidentit Bush në zgjedhjet e nëntorit.
Vetëm para një muaji, Senatori Kerri ishte prapa në shumicën e anketave të opinionit publik. Por fitorja në Nju Hampshire dhe ajo e javës së kaluar në Iowa, e bëjnë atë kandidatin kryesor demokrat.
Zoti Din u tha përkrahësve se fushata e tij ka marrë vrull pas paraqitjes së dobët në shtetin Iowa.//xh//