Lidhje

Senatori Kerry kryeson në prag të votimit në New Hampshire - 2004-01-25


Anketat e fundit të opinionit publik tregojnë se senatori John Kerry i shtetit Masaçusets vazhdon të kryesojë me rezultat të thellë ndaj kandidatëve të tjerë demokratë për president, dy ditë para zgjedhjeve paraprake në New Hampshire, gara e dytë e rëndësishme në fushatën presidenciale të këtij viti.

Katër anketa të ndryshme të publikuara të dielën tregojnë se Senatori Kerry kryeson ndaj rivalit të tij më të afërt me 13 përqind. Sipas shumicës së sondazheve, ish-guvernatori i Vermontit Hauard Dean, radhitet i dyti.

Jo shumë pas tij vijnë gjenerali Klark, Snatori John Eduards i Karolinës së Veriut dhe Senatori Xhozef Liberman i Konektikatit. Ka shumë mundësi që fushatës së kandidatit fitimtar në New Hamnpshire t’i jepet një shtytje e fuqishme për sukses në garat që do të zhvillohen në shtete të tjera.

Demokratët po konkurrojnë për emërimin si kandidat i partisë së tyre për t’i bërë sfidë Presidentit Bush në zgjedhjet e nëntorit.

Senatori Kerry nuk deshi të fliste në programet televizive rreth paraqitjes së tij të mirë në anketat e opinionit publik, por u përqendrua tek çështjet kryesore të ditës, siç bëri në një intervistë me rrjetin televiziv Fox: “Njerëzit kërkojnë vende pune. Ata kërkojnë kujdes shëndetësor, ajër dhe ujë të pastër. Kurse ne po shkojmë prapa në secilën prej këtyre çështjeve kryesore”, tha Senatori Kerry.

Rezultatet e anketave të opinionit publik tregojnë gjithashtu se gara për vend të dytë në New Hanshire po bëhet gjithnjë e më e fortë. Sipas shumicës së sondazheve, ish-guvernatori Dean radhitet i dyti, por gjenerali Klark dhe Senatori John Eduards i Karolinë së Veriut vazhdojnë të tërheqin turma të mëdha. //kk//

XS
SM
MD
LG