Lidhje

Presidenti Bush nënvlerëson kritikat e një ish anëtari të kabinetit të tij - 2004-01-13


Ish-Sekretari amerikan i Thesarit, Paul O’Neill, i cili ndodhet nën trysni pas kritikave që i bëri presidentit Bush, mohon se ka shfrytëzuar dokumente sekrete për të reklamuar një libër të ri.

ë libër, zoti O’Neill thotë se presidenti Bush e kishte si synim pushtimin e Irakut me të ardhur në Shtëpinë e Bardhë dhe po studionte variantet se si ta bënte këtë qysh përpara sulmeve të 11 shtatorit. Zoti O’Neill thotë gjithashtu se nuk ka parë asnjëherë dokumente që të tregonin se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë.

Zyrtarët e Departamentit të Thesarit kanë kërkuar zhvillimin e hetimeve mbi çështjen nëse zoti O’ Neill ka shfrytëzuar dokumente sekrete për të reklamuar librin e tij të ri. Në një intervistë dhënë sot, zoti O’ Neill tha se i kishte kërkuar këshilltarit ligjor të Departamentit të Thesarit t’i jepte dokumente të cilat nuk përbënin sekret.

XS
SM
MD
LG