Lidhje

Kofi Anan: dhuna mund të pengojë zgjedhjet në Afganistan - 2004-01-07


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, paralajmëroi se dhuna mund të pengojë zgjedhjet e ardhshme kombëtare në Afganistan, duke thënë se procesi i paqes në atë vend ka arritur një fazë kritike.

Në një raport që i paraqiti Këshillit të Sigurimit, zoti Anan tha se gjendja e sigurisë në Afganistan është keqësuar dhe theksoi se gjatë muajve të fundit atje është vënë re një rritje e ndjeshme e sulmeve kundër civilëve.

Udhëheqësi i organizatës botërore propozoi organizimin e një konference të re politike dhe të vendeve e institucioneve dhuruese për Afganistanin. Vetëm pak orë para se të publikohej raporti i tij, shpërthimi i një bombe në qytetin jugor Kandahar la të vdekur të paktën 13 veta, shumica fëmijë, dhe 58 të tjerë të plagosur.//xh//

XS
SM
MD
LG