Ministria e Jashtme franceze thotë se në Irak janë vrarë dy qytetarë francezë, të cilët punonin për një kompani amerikane.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme thuhet se dy qytetarët francezë u vranë pranë qytetit Falluxhah, në perëndim të Bagadadit, ku ka patur sulme të shumta kundër forcave amerikane dhe punonjësve që punojnë me ta. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze thotë se zyrtarët ende po presin për hollësitë e mëtejshme lidhur me incidentin.
Mendohet se kjo është hera e parë që në Irak vriten qytetarë francezë, që nga fillimi i luftës nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara për përmbysjen e Sadam Husseinit.
Franca ishte një nga vendet që e kundërshtuan më me forcë luftën në Irak.// lk //