Lidhje

Presidenti Bush parajmëron Tajvanin kundër çdo përpjekje të njëanëshme për pavarësi - 2003-12-09


Presidenti Bush i bëri Tajvanit një paralajmërim të rreptë se Shtetet e Bashkuara janë kundër çdo përpjekjeje të njëanëshme drejt pavarësisë.

Presidenti Bush e bëri këtë koment në një konferencë shtypi, pas takimit të tij me kryeministrin kinez, Web Gjiabao, në Shtëpinë e Bardhë. Ishin fjalët që Pekini dëshironte të dëgjonte.

“Ne jemi kundër çdo vendimi të njëanëshëm si nga Kina ashtu edhe Tajvani, që do të ndryshonte status kuonë”, tha Presidenti Bush.

Këto ishin komentet më të ashpra deri sot nga administrata e Presidentit Bush rreth planeve të presidentit të Tajvanit, Chen Shui-bian, për mbajtjen e një referendumi, në të cilin votuesve do t’u kërkohet t’i bëjnë thirrje Kinës të heqë dorë nga planet për përdorimine forcës kundër ishullit dhe të tërheqë raketat e drejtuara kundër Tajvanit.

“Dhe komentet e veprimet e ndërmarra nga udhëheqësi i Tajvanit lënë të kuptohet se ai mund të jetë i gatshëm të marrë vendime të njëanëshme për të ndryshuar status kuonë, zhvillim ky që ne e kundrështojmë”, theksoi Presidenti Bush.

Kina e shikon referendum si hap drejt pavarësisë, por komentet që Kryeministri Wen bëri në Shtëpinë e Bardhë ishin disi të përmbajtura. Ai tha se objektivi i Kinës ka qenë dhe është ribashkimi paqesor me Tajvanin. Kina e shikon Tajvanian si krahinë të saj renegate.

//rd//

XS
SM
MD
LG