Presidenti rus Vladimir Putin tha se Bashkimi Evropian po bllokon hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë duke kërkuar ngritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë elektrike.
Në një takim me një grup afaristësh evropianë në Moskë Presidenti Putin tha se çmimet e ulta energjitike në Rusi pasqyrojnë avantazhet natyrale që ka vendi i tij. Zyrtarët evropianë thonë se çmimet e ulta u krijojnë pa të drejtë një avantazh prodhuesve rusë të energjisë.
Presidenti rus po ashtu tha se marrëveshjet tregëtare të Rusisë me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore do të dëmtohen nga futja e 8 prej këtyre vendeve në Bashkimin Evropian në maj të vitit të ardhshëm. Presidenti rus po ashtu shprehu shqetësim që është bërë pak përparim lidhur me lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët rusë që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.
//rd//