Lidhje

Maqedoni: shpallen rezultatet e numërimit të parë zyrtar të popullsisë në vend - 2003-12-01


Autoritetet e Maqedonisë shpallën rezultatet e numërimit të parë zyrtar të popullsisë në vend.

Instituti Shtetëror i Statistikave njoftoi sot se popullsia e Maqedonisë është 2 milion e 22 mijë e 547 banorë dhe mëse 23 përqind e tyre banojnë në Shkup, zona me popullsinë më të dendur.

Sipas Institutit në fjalë, në Maqedoni ka 562,286 familje dhe se mesatarisht familja përbëhet nga 3,6 anëtarë.

Nga pikpamja etnike, rreth 64 përqind e popullisë është maqedonase dhe 25 përqind shqiptare. Rreth katër përqind janë turq dhe tre përqind romë.

Përfaqësues të Bashkimit Evropian, të Natos dhe të Shteteve të Bashkuara e mbështetën raportin mbi numërimin e popullatës, duke thënë se vëzhguesit ndërkombëtarë janë dakord se numërimi u bë në mënyrë korrekte dhe se rezultat e tij janë të sakta.//ii

XS
SM
MD
LG