Lidhje

Kryeministri izraelit cakton 4 ministra për bisedime me palestinezët - 2003-11-23


Kryeministri izraelit Ariel Sharon caktoi katër ministra për të drejtuar bisedimet e ardhshme me negociatorët palestinezë. Zoti Sharon i tha gazetës Yediot Ahronot se së shpejti do të bëjë të njohur një plan të njëanshëm për të dalë nga bllokimi i situatës me palestinezët. Sipas njoftimeve, në plan parashikohet evakuimi i disa vendbanimeve hebraike në Territoret e Pushtuara. Burime izralite kanë thënë se ata kolonë do të vendosen brenda Izraelit. Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat e akuzoi zotin Sharon se e kishte hedhur idenë e evakuimit të vendbanimeve për të forcuar pozitat në sytë e kritikëve.//kk//

XS
SM
MD
LG