Presidenti Bush tha se 2 elementë kryesorë janë përgjegjës për sulmet terroriste në Irak kundër popullit irakian, punonjësve ndërkombëtar të ndihmave dhe forcave të kaolicionit. “Bathistët po përpiqen të krijojnë frikë e kaos sepse ata e kanë kuptuar se një Irak i lirë do t’u mohone atyre privilegjet e shumta që dikur gëzonin nën sundimin e Saddam Husseinit. Terroristët e huaj po përpiqen të krijojnë një ambient frike dhe tërheqjeje sepse ata kanë frikë nga krijimi i një shteti të lirë e paqesor në qendër të një pjese të botës ku terroristët e kishin të lehtë të rekrutonin anëtarë të ri; liria është ajo që terroristë kanë frikë më së shumti.”
Është për të ardhur keq që terroristët kanë gjetur mbështetje në disa qarqe intelektuale të vendeve arabe. Bile disa komentatorë pretendojnë pa asnjë dyshim se sulmet teroriste janë qendresë legjitime ndaj ndërhyrjes ushtarake në Irak. Njëri prej shumë irakianëve, që kundërshtojnë këtë pretendim është Mustafa Al-Qara Daghi, kurd irakian, artikujt e të cilit botohen në të përditshmen kuvaitiane Al-Siyassa si dhe në faqen e interrentit , Elaph.com.
Zoti Daghi kishte shkruar kohët e fundit në Interrnet: “Çfarë lloj qendrese kombëtare hedh në erë Selinë e Kombeve të Bashkuara, tubacionet naftës dhe ujësjellësit, centrale elektrike, shtëpi botuese e autobusa dhe turpëron vetë-veten duke vrarë njerzit më të mirë të vendit të vetë siç ishte Ayatollah Muhammad Baqir Al-Hakim, anëtarin e Këshillit Qeverisës të Irakut, Akila Al-Hashim dhe miq të përkushtuar të vendit si i dërguari i posaçëm i OKB-së Sergio Viera De Mello.
Ata që kryejnë këto lloj opracionesh të ndyra, shkruan Mustafa Al-Qara Daghi, nuk e duan pavarësinë e Irakut. Veprat e tyre nuk mund të quhen Qëndresë heroike kombëtare irakiane. Ata janë një përzjerje mercenarësh, kriminelësh, islamikësh dhe mbeturinash të diktaturës barbare, të cilët janë bashkuar nga idetë raciste, fashiste dhe terroriste. Qëllimi i tyre është shkatërrimi i Irakut dhe mohimi i lirisë për popullin irakian.”
Kjo është arsyeja, tha zoti Mustafa Al-Qara Daghi, që në Irak ekziston një popullësi në rritje brënda një shumice të heshtur, e cila kërkon vazhdimin e pranisë së forcave të koalicionit deri sa në vend të arrihet siguria dhe qendrushmeria dhe deri sa vendi të bëjë hapat e parë drejtë demokracisë.
//ss//