Lidhje

Kongresi miraton kërkesën e Presidentit Bush për 87 miliardë dollarë fonde për Irakun dhe Afganistanin - 2003-11-04


Senati amerikan i dha miratimin përfundimtar kërkesës së Presidentit Bush për 87 miliardë dollarë që parashikohet të përdoren për operacionet ushtarake dhe përpjekjet e rindërtimit në Irak dhe Afganistan.

Dhoma e Përfaqësuesve e mitatoi projektligjin të premten me 298 vota në favor dhe 121 kundër. Tani projektligji do t’i paraqitet presidentit për nënshkrim.

Presidenti Bush bëri një deklaratë ku vlerësonte lart Kongresin për mbështetjen e fortë që i dha projektligjit, pa marrë parasysh përkatësitë partiake.

Ai tha se miratimi i projektligjit nënvizon idenë se Amerika është e bashkuar me botën kundër terrorizmit.//ii

XS
SM
MD
LG